Hoxha: U arrestua edhe djali i një polici- konfiskimi i armës zyrtare u bë për verifikim nëse u përdor në vrasje
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë detaje shtesë në lidhje me vrasjen e rreshterit policor nga Kaçaniku, Muhamed Lika. Përpos që njoftoi se janë arrestuar shtatë person atë dyshimtë, në mesin e tyre një ish ushtar, drejtori i Policisë tha se sa i përket sekuestrimit të një armë zyrtare ajo…

Lajme
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë detaje shtesë në lidhje me vrasjen e rreshterit policor nga Kaçaniku, Muhamed Lika.
Përpos që njoftoi se janë arrestuar shtatë person atë dyshimtë, në mesin e tyre një ish ushtar, drejtori i Policisë tha se sa i përket sekuestrimit të një armë zyrtare ajo është sekuestruar në shtëpinë e një polici që punon në policinë kufitare, transmeton lajmi.net.
Koxha tha se konfiskimi i armës zyrtare të një polici u bë për verifikim nëse u përdor në vrasje
“Janë sekuestruar dy vetura, telefona, lap-topë, armë zyrtare me 30 fishekë, maska, tyta të armëve, kapela sportive, dylbi dhe dëshmi të tjera. Ka marrë pjesë njësitet policore, operacioni është udhëhequr nga drejtoria e hetimit të krimeve të rënda, dhe në asistencë kanë qenë Njësitet Speciale. Vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës së tij zyrtare. Motivi do të qartësohet pas intervistimit dhe pas ekzaminimit të dëshmive që janë sekuestruar. Lidhet me punën e tij”, tha Hoxha.
“Gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një person që është biri i një polici , në shtëpinë e të cilit, ne kemi kryer bastisje. Me qëllim të verifikimit të çdo mundësie është sekuestruar arma e tij zyrtare. Është arma e Policisë së Kosovës, e një polici, i cili punon në Policinë Kufitare. Andaj mbetet të verifikohet dhe sqarohet se mos është përdorur në këtë rast apo rastet e tjera”, tha Hoxha./Lajmi.net/