Enver Hoxhaj reagon pas vdekjes së Papa Françeskut: Përulësia, dhembshuria dhe përkushtimi yt i palodhur nuk do të harrohen kurrë
Papa Françesku ka vdekur sot në moshën 88-vjeçare. Me rastin e ndarjes nga jeta të kreut të Vatikanit, ka reaguar deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, transmeton lajmi.net. Hoxhaj vlerësoi lartë figurën e tij si udhëheqës shpirtëror të jashtëzakonshëm dhe të përkushtuar ndaj njerëzimit. “Pusho në paqe, Papa Françesku. Përulësia, dhembshuria dhe përkushtimi yt i palodhur…

Lajme
Papa Françesku ka vdekur sot në moshën 88-vjeçare.
Me rastin e ndarjes nga jeta të kreut të Vatikanit, ka reaguar deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, transmeton lajmi.net.
Hoxhaj vlerësoi lartë figurën e tij si udhëheqës shpirtëror të jashtëzakonshëm dhe të përkushtuar ndaj njerëzimit.
“Pusho në paqe, Papa Françesku. Përulësia, dhembshuria dhe përkushtimi yt i palodhur nuk do të harrohen kurrë. Bota po vajton një udhëheqës të vërtetë shpirtëror,” ka shkruar Hoxhaj.
Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen./Lajmi.net/