Vjosa Osmani reagon për vdekjen e Papa Françeskut: Populli i Kosovës u bashkohet miliona njerëzve në zi për vdekjen e tij
Papa Françesku ka vdekur sot në moshën 88-vjeçare. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e Papa Françeskut. Osmani thotë se populli i Kosovës i bashkohet miliona njerëzve në mbarë botën në dhembshurinë për ndarjen nga jeta e kreut të Vatikanit. “Papa Françeskut – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën…

Lajme
Papa Françesku ka vdekur sot në moshën 88-vjeçare.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e Papa Françeskut.
Osmani thotë se populli i Kosovës i bashkohet miliona njerëzve në mbarë botën në dhembshurinë për ndarjen nga jeta e kreut të Vatikanit.
“Papa Françeskut – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, deklaroi Osmani.
Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen./Lajmi.net/