Kolona të gjata- deri në dy orë pritje për të dalë nga pika kufitare në Merdar
Deri në dy orë janë pritjet për të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare në Merdar. Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku është bërë e ditur se kolona e krijuar është rreth 700 metra. Sipas informacioneve nga kjo qendër, pritje të gjata ka edhe tek pika kufitare tek Dheu…

Lajme
Deri në dy orë janë pritjet për të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare në Merdar.
Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku është bërë e ditur se kolona e krijuar është rreth 700 metra.
Sipas informacioneve nga kjo qendër, pritje të gjata ka edhe tek pika kufitare tek Dheu i Bardhë, transmeton lajmi.net.
Aty qytetarët po presin rreth gjysmë ore për të dalë, e kolona e krijuar është rreth 200 metra.
Sipas të dhënave të përditësuara pas orës 8:00 pritjet në pikat e tjera kufitare janë të shkurtra./Lajmi.net/