Gjuatje me armë në Shtërpcë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pas raportimeve se janë dëgjuar të shtëna armësh në Shtërpcë. Pasi njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes kanë gjetur gjashtë persona të dyshuar, te të dyshuarit u gjendën një pushkë gjuetie, dy pistoleta, 31-fishekë kalibrash të ndryshëm si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja,…

Lajme

21/04/2025 09:00

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pas raportimeve se janë dëgjuar të shtëna armësh në Shtërpcë.

Pasi njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes kanë gjetur gjashtë persona të dyshuar, te të dyshuarit u gjendën një pushkë gjuetie, dy pistoleta, 31-fishekë kalibrash të ndryshëm si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja, transmeton lajmi.net.

Dy prej të dyshuarve janë shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shtërpcë / 20.04.2025 – 00:40. Raportohet se disa persona kanë gjuajtur me armë. Njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka takuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë. Te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, dy pistoleta, 31-fishekë kalibrash të ndryshëm si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja. Dy prej të dyshuarve janë shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net./