Aksident zinxhiror në Gjakovë, tre të lënduar
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në vendin e quajtur “Ura e Drinit” në Gjakovë. Në këtë aksident ishin të përfshira pesë vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Rreth orës 15:20 në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren) ka ndodhur…

Lajme
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në vendin e quajtur “Ura e Drinit” në Gjakovë.
Në këtë aksident ishin të përfshira pesë vetura.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 15:20 në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren) ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë pesë automjete. Përveç dëmeve materiale, tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, ata janë liruar për në shtëpi. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj,