Vetaksident në Zallq të Istogut, lëndohen pesë persona

Një vetaksident ka ndodhur sot në Zallq të Istogut ku kanë mbetur të lënduar pesë persona. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Rugova ka thënë se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor. “Sot rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për…

Lajme

20/04/2025 14:41

Një vetaksident ka ndodhur sot në Zallq të Istogut ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog, si pasojë e vetaksidentit pesë (5) persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /Lajmi.net/