Arrestohet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë, iu sekuestrua marihuanë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë të shtunën, pasi në veturën e tij është gjetur substancë narkotike, marihuanë. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se u sekuestruan dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një grinder dhe dy pako me letër OCB. I dyshuari pas…

Lajme

20/04/2025 09:35

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë të shtunën, pasi në veturën e tij është gjetur substancë narkotike, marihuanë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se u sekuestruan dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një grinder dhe dy pako me letër OCB.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

PKK. Vërmicë  19.04.2025, 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një grinder dhe dy pako me letër OCB. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.