Ngjarje e rëndë në Vlorë: Bie nga lartësia, vdes punëtori 38-vjeçar në terminalin e aeroportit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ambientet e terminalit të aeroportit të Vlorës, ku një punonjës ka vdekur gjatë kryerjes së detyrës. Përmes një njoftimi për mediat policia bëri me dije se rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve…

Lajme

19/04/2025 17:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ambientet e terminalit të aeroportit të Vlorës, ku një punonjës ka vdekur gjatë kryerjes së detyrës.

Përmes një njoftimi për mediat policia bëri me dije se rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi Dorian Hasani, 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport.