Putin shpall armëpushim për Pashkë

Rusia ka njoftuar se do të ndërpresë “të gjitha operacionet ushtarake” si pjesë e “armëpushimit të Pashkëve” në Ukrainë. Vladimir Putin tha se armëpushimi i përkohshëm do të zgjasë nga sot deri të hënën, shkruan skynews. “E udhëhequr nga konsideratat humanitare, sot nga ora 18:00, nga e diela në të hënë, pala ruse shpall armëpushimin…

Bota

19/04/2025 16:50

Rusia ka njoftuar se do të ndërpresë “të gjitha operacionet ushtarake” si pjesë e “armëpushimit të Pashkëve” në Ukrainë.

Vladimir Putin tha se armëpushimi i përkohshëm do të zgjasë nga sot deri të hënën, shkruan skynews.

“E udhëhequr nga konsideratat humanitare, sot nga ora 18:00, nga e diela në të hënë, pala ruse shpall armëpushimin e Pashkëve. Unë urdhëroj të ndërpriten të gjitha veprimet ushtarake për këtë periudhë.

”Moska tha se supozon se pala ukrainase “do të ndjekë shembullin e tyre”.

Ndërkohë Kievi nuk ka dhënë ende një përgjigje për propozimin.

“Në të njëjtën kohë, trupat tona duhet të jenë të gatshme për të zmbrapsur shkeljet e mundshme të armëpushimit dhe provokimet nga armiku, çdo veprim agresiv të tij”, shton ai.