Dështon për herë të dytë votimi për kryeparlamentar- Albulena Haxhiu merr veç 57 vota për

Për herë të dytë radhazi Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur në votim emrin e Albulena Haxhiu për Kryetare të Kuvendit. Në këtë moment në sallë janë 112 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Nga këta deputetë  PDK nuk morën fare pjesë në votim, LDK ka votuar kundër , AAK mungon dhe Nisma socialdemokrate kanë abstenuar. Kësisoj ka…

Lajme

19/04/2025 15:06

Për herë të dytë radhazi Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur në votim emrin e Albulena Haxhiu për Kryetare të Kuvendit.

Në këtë moment në sallë janë 112 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Nga këta deputetë  PDK nuk morën fare pjesë në votim, LDK ka votuar kundër , AAK mungon dhe Nisma socialdemokrate kanë abstenuar.

Kësisoj ka dështuar sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, raporton lajmi.net.

Kryesuesi i Kuvendit njoftoi se nga ky votim

“57 për, 19 kundër dhe tre abstenime”./Lajmi.net/