Partia e Limajt abstenon dhe nuk ia voton të propozuarën Vetëvendosjes, por as me deputetët e Nisma-s Haxhiu nuk mblidhte 61 vota
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sot Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit. Haxhiu është hedhur në votim për kryeparlamentare, por e njëjta nuk ka mbledhur votat e mjaftueshme madje i mungojnë shumë vota. Emri i Haxhiut nuk është votuar as nga Nisma socialdemokrate. Deputetët e Nismës kanë abstenuar, por edhe nëse do të votonin pro s’bëheshin…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sot Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit.
Haxhiu është hedhur në votim për kryeparlamentare, por e njëjta nuk ka mbledhur votat e mjaftueshme madje i mungojnë shumë vota.
Emri i Haxhiut nuk është votuar as nga Nisma socialdemokrate.
Deputetët e Nismës kanë abstenuar, por edhe nëse do të votonin pro s’bëheshin 61 vota sa edhe i duhen të propozuarit për Kryetar të Kuvendit.
57 vota ishin pro, 20 kundër dhe tri abstenime.
Deputetët e LDK-së dhe PDK dhe AAK vendosën të mos marrin pjesë fare në votim./Lajmi.net/