Albulena Haxhiu nuk votohet për kryeparlamentare- mori veç 57 vota
Në Kuvendin e Kosovës është votuar për propozimin që Vetëvendosje pati që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryeparlamentare. Me 57 vota për, 20 kundër dhe tri abstenime, Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhej kryetare e re e Kuvendit të Kosovës. Nga tre deputetët e Nisma Socialdemokrate pati abstenim derisa deputetët e tjerë nga PDK, LDK dhe…

Lajme
Në Kuvendin e Kosovës është votuar për propozimin që Vetëvendosje pati që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryeparlamentare.
Me 57 vota për, 20 kundër dhe tri abstenime, Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhej kryetare e re e Kuvendit të Kosovës.
Nga tre deputetët e Nisma Socialdemokrate pati abstenim derisa deputetët e tjerë nga PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë në votim.
“57 për, 20 kundër dhe tri abstenime”, deklaroi kryesuesi i seancës, transmeton lajmi.net.
Kësisoj i bie që Albulena Haxhiu mori më pak se 61 vota për t’u bërë kryeparlamentare./Lajmi.net/