Deputetët votojnë unanimisht për komisionin ekzistues nga seanca e parë- Pritet të “zhbllokohet” situata

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka deklaruar se në seancë janë 120 deputetë të pranishëm. “Me këtë konstatojmë se mund të vazhdojmë me seancën konstituive që është ndërprerë dy herë radhazi”, deklaroi Dehari. Pas kësaj ai njoftoi se vazhdohet me punimet e seancës së legjislaturës së nëntë. “Në takimin konsultativ me subjektet politike…

Lajme

19/04/2025 12:50

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka deklaruar se në seancë janë 120 deputetë të pranishëm.

“Me këtë konstatojmë se mund të vazhdojmë me seancën konstituive që është ndërprerë dy herë radhazi”, deklaroi Dehari.

Pas kësaj ai njoftoi se vazhdohet me punimet e seancës së legjislaturës së nëntë.

“Në takimin konsultativ me subjektet politike për të zhbllokuar situatën në të cilën kemi ngecur kemi ardhur në përfundim se jemi të pajtimit që me votë unanime të votohet Raporti në Komision dhe në seancën që të mund të vazhdojmë tutje. Është propozuar po ashtu të autorizohet ose Komisioni i përkohshëm ose nëse nuk pajtoheni duhet të zgjedhin anëtarë të tjerë të komisionit për të përpiluar raportin e ri për të sjellë këtu”, tha ai.

“Lus deputetët të deklarohen së pari për komisionin. Jeni për komisionin e ri që do të sjellin këtu. Jemi 120 vetë lus deputetët të deklarohen së pari për komisionin. Pra jeni për komision të njëjtë. Kush është për?”, deklaroi Dehari, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj ai pyeti edhe kush është kundër dhe kush abstenon.

Pas kësaj, Dehari njoftoi se 120 deputetë kanë votuar se të gjithë janë për komisionin e njëjtë të zgjedhur në seancën e parë.

“Të gjithë janë për komisionin e njëjtë. 120 deputetë”./Lajmi.net/