Gërvalla: Merr fund mandati i Shkëlqim Devollit si Konsull Nderi në Mal të Zi, asnjëherë “Peć, Serbia” por Pejë, Republika e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka njoftuar se dje ka marrë fund mandate i Shkëlqim Devollit si Konsull Nderi i Kosovës në Mal të Zi. Ajo tha se individët që marrin tituj nderi me dokumente ku mohohet Republika e Kosovës, që mohojnë gjakun e derdhur për liri, mohojnë ekzistencën tonë e…

Lajme

19/04/2025 12:42

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka njoftuar se dje ka marrë fund mandate i Shkëlqim Devollit si Konsull Nderi i Kosovës në Mal të Zi.

Ajo tha se individët që marrin tituj nderi me dokumente ku mohohet Republika e Kosovës, që mohojnë gjakun e derdhur për liri, mohojnë ekzistencën tonë e Republikën tonë.

“Po flasim për të njëjtët që, ndërsa përfitojnë nga Kosova, regjistrojnë biznese me adresa serbe, përhapin propagandë kundër udhëheqjes shtetërore dhe investojnë miliona për të njollosur imazhin e Kosovës në opinionin publik”,shtoi ajo.

Sipas Gërvallës, kushdo që mohon shtetësinë e Kosovës, nuk mund të jetë përfaqësues i Kosovës. Kushdo që lëkund të vërtetën tonë shtetërore, do ta gjejë Republikën tonë të vendosur dhe të përgatitur ndaj veprimeve të tyre.

Reagimi i plotë:

Zero tolerancë ndaj mohuesve të Republikës së Kosovës. Asnjëherë “Peć, Serbia” por Pejë, Republika e Kosovës.

Dje ka marrë fund mandati i z. Shkelqim Devolli si Konsull Nderi i Republikës së Kosovës në Mal të Zi për rrethin konsullor të Rozhajës. Ky vendim i marrë në momentin që jam informuar për këtë rast është i pakthyeshëm. Qëllimi është i qartë, mbrojtja e dinjitetit të Republikës së Kosovës nga çdo përpjekje për mohimin e saj.

Individët që marrin tituj nderi me dokumente ku mohohet Republika e Kosovës, mohojnë gjakun e derdhur për liri, mohojnë ekzistencën tonë, mohojnë Republikën tonë.

Po flasim për të njëjtët që, ndërsa përfitojnë nga Kosova, regjistrojnë biznese me adresa serbe, përhapin propagandë kundër udhëheqjes shtetërore dhe investojnë miliona për të njollosur imazhin e Kosovës në opinionin publik.

Ky vendim është më shumë se një akt administrativ, është një betim institucional që Kosova nuk do të përfaqësohet kurrë nga ata që i shërbejnë narrativave të shteteve që nuk e njohin pavarësinë tonë.

Kushdo që mohon shtetësinë e Kosovës, nuk mund të jetë përfaqësues i Kosovës. Kushdo që lëkund të vërtetën tonë shtetërore, do ta gjejë Republikën tonë të vendosur dhe të përgatitur ndaj veprimeve të tyre./Lajmi.net/