Limajt nuk i konvenon të përgjigjet nëse do të propozohet për Kryeparlamentar- i ikën pyetjes
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj nuk ka treguar nëse do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit. Ai ka mbërritur në Kuvend pak para nisjes së seancës ku për herë të tretë po tentohet të konstituohet institucioni legjislativ. “Shpresoj që secili do ta votojë raportin, vetën e vet”, kështu u përgjigj kreu i Nismas,…

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj nuk ka treguar nëse do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit.
Ai ka mbërritur në Kuvend pak para nisjes së seancës ku për herë të tretë po tentohet të konstituohet institucioni legjislativ.
“Shpresoj që secili do ta votojë raportin, vetën e vet”, kështu u përgjigj kreu i Nismas, Fatmir Limaj i cili u pyet se a do të jetë kandidat për kryeparlamentar.
Në ditët e fundit ka pasur raportime që Nisma ka arritur marrëveshje me partinë fituese – Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pse diçka e tillë nuk është konfirmuar nga kjo parti.
Nisma ka tri ulëse në Kuvendin e Kosovës.