Berisha paralajmëron të gjithë deputetët: Nëse s’kalon as sot, qytetarët të dalin në rrugë!

Ish-deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se nëse politikanët s’mund të bëjnë zgjidhje sot, kur po mbahet seanca e tretë konstituive, atëherë ta lënë këtë çështje në duar të popullit. “Në qoftë se politikanët, të cilët janë të detyruar të gjejnë zgjidhje për çdo situatë të komplikuar në vend, nuk arrijnë ta…

Lajme

19/04/2025 11:37

Ish-deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se nëse politikanët s’mund të bëjnë zgjidhje sot, kur po mbahet seanca e tretë konstituive, atëherë ta lënë këtë çështje në duar të popullit.

“Në qoftë se politikanët, të cilët janë të detyruar të gjejnë zgjidhje për çdo situatë të komplikuar në vend, nuk arrijnë ta ofrojnë atë sot, atëherë mendoj se çështja duhet të kalojë nga institucionet, te qytetarët”, u shpreh Berisha për IndeksOnline.

Ai vlerëson se deputetët duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për të tejkaluar situatën e krijuar, e cila në vlerësimin e tij është “e paarsyeshme”.

Berisha deklaron se është jetike që të krijohen sa më shpejt institucionet dhe të vijohet përpara me punët e shtetndërtimit.

Ky është deklarimi i plotë i tij: