“Një ditë e mirë do të jetë sot”, paralajmëron deputeti i VV-së

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Agim Bahtiri është shprehur optimist për seancën e sotme konstituive. “Një ditë e mirë do të jetë sot”, ka shkruar ai në Facebook. Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes një emaili, ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet sot e shtunë (19 prill), duke filluar nga…

Lajme

19/04/2025 11:02

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Agim Bahtiri është shprehur optimist për seancën e sotme konstituive.

“Një ditë e mirë do të jetë sot”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes një emaili, ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet sot e shtunë (19 prill), duke filluar nga ora 12:00.

Seanca e së shtunës do të jetë vazhdimi i tretë i seancës konstituive, e cila dy herë radhazi dështoi të finalizohet pasi raporti i Komisionit për Verifikim mandatesh herën e parë s’ka marrë vota mjaftueshëm dhe herën e dytë s’është hedhur fare në votim.

Seancat është duke i drejtuar deputeti i zgjedhur, Avni Dehari.