Veton Berisha: Mbështetja ime nuk është nënshtrim, por qëndrim për të mirën e Kosovës

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian dhe kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka thënë se është i gatshëm të mbështesë çdo proces që i shërben qytetarëve dhe stabilitetit të Kosovës, por jo në emër të nënshtrimit apo heshtjes ndaj mangësive. Përmes një postimi në Facebook, Berisha tha se veprimet politike të PLE-së…

Lajme

18/04/2025 12:04

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian dhe kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka thënë se është i gatshëm të mbështesë çdo proces që i shërben qytetarëve dhe stabilitetit të Kosovës, por jo në emër të nënshtrimit apo heshtjes ndaj mangësive.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha tha se veprimet politike të PLE-së janë gjithmonë të koordinuara ngushtësisht me qytetarët, veçanërisht në kohë të ndjeshme për vendin.

Ai shtoi se është i përkushtuar të veprojë me pjekuri dhe përgjegjësi politike, duke vënë interesin publik mbi kalkulimet partiake.

“Mbështetja ime nuk është nënshtrim, nuk është heshtje përballë mangësive! Është qëndrim i pjekur politik që i vë interesat e qytetarëve mbi kalkulimet e ngushta të partive,” shkroi ai.

Berisha, bëri thirrje për bashkëpunim dhe reflektim, duke shtuar se deputetët janë zgjedhur jo për të fituar debate politike, por për të sjellë zgjidhje konkrete për vendin dhe qytetarët.