Raste të shumta të armëmbajtjeve pa leje gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës
Raste të shumta të armëmbajtjeve pa leje u raportuan së fundi në rajonin e Prishtinës. Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të tilla gjatë 24 orëve të fundit. Në tri prej këtyre rasteve, policia ka sekuestruar pistoleta me gas dhe fishekë kurse në një rast tjetër dy pushkë gjuetie fishekë dhe radio-lidhje. ARMËMBAJTJE…

Lajme
Raste të shumta të armëmbajtjeve pa leje u raportuan së fundi në rajonin e Prishtinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të tilla gjatë 24 orëve të fundit.
Në tri prej këtyre rasteve, policia ka sekuestruar pistoleta me gas dhe fishekë kurse në një rast tjetër dy pushkë gjuetie fishekë dhe radio-lidhje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
- Veterrnik, Prishtinë / 17.04.2025 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gas dhe 7 fishekë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
- Fsh. Llaushë, Podujevë / 01.01.2025 – 00:40. Më 17.04.2025 gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit kosovar njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gas. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti, i dyshuari është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.
- Fsh. Bajqinë, Podujevë / 17.04.2025 – 22:00. Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit kosovar njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gas. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti, i dyshuari është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.
- Fsh. Dobrotin, Graçanicë / 17.04.2025 – 22:30. Njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie, 50 fishekë dhe tri radio-lidhje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/