Frikësohen qoftë edhe për një ditë të mbesin pa pushtet, Kica-Xhelili: VV po e krijon mjegullën e vakumit institucional

Deputetja theksoi se dorëheqja nuk mund të jetë një status në rrjete sociale apo një letër në xhepin e kryeministrit, por një akt formal i dorëzuar në Kuvend, në përputhje me kornizën ligjore që e ndalon ushtrimin paralel të pozitave ekzekutive dhe legjislative. Ajo paralajmëroi se krijimi i një “mjegulle institucionale” është qëllimshëm i ndërtuar…

Lajme

17/04/2025 20:03

Deputetja theksoi se dorëheqja nuk mund të jetë një status në rrjete sociale apo një letër në xhepin e kryeministrit, por një akt formal i dorëzuar në Kuvend, në përputhje me kornizën ligjore që e ndalon ushtrimin paralel të pozitave ekzekutive dhe legjislative.

Ajo paralajmëroi se krijimi i një “mjegulle institucionale” është qëllimshëm i ndërtuar për të fshehur mungesën e numrave dhe frikën nga humbja e pushtetit, duke nënvizuar se: “Shteti nuk lidhet në këtë mënyrë me emra të përveçëm.”

Në fund të reagimit të saj, Kica Xhelili theksoi se “aty ku ligjet shpërfillen, pushteti nuk ushtron rend, por dominim,” duke bërë thirrje për respektim të plotë të Kushtetutës dhe për dorëzimin e dorëheqjeve të premtuara.