Ambasadori britanik: Kosovës i duhet Kuvend dhe Qeveri funksionale, liderët të bashkëpunojnë
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë Kosovës i duhet kuvend dhe qeveri funksionale. “Më shumë se dy muaj që prej kur populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova urgjentisht ka nevojë për një kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku…

Lajme
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë Kosovës i duhet kuvend dhe qeveri funksionale.
“Më shumë se dy muaj që prej kur populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova urgjentisht ka nevojë për një kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes kombëtar”, ka shkruar Hargreaves.
Sot vazhdoi seanca konstituive që u ndërpre të hënën, mirëpo kryesuesi Avni Dehari, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike dhe pas konsultimit, ai tha se nuk ka konsensus se si të vazhdohet tutje.
Dehari njoftoi se seanca do të vazhdojë më 19 prill në orën 12:00.