Rashiq nuk ndryshon qëndrim: E ritheksoj partia më së shumti vota të jetë bartëse e përgjegjësisë
Në seancën konstituive e cila do të mbahet sot për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit, po merr pjesë edhe deputeti i zgjedhur Nenad Rashiq. Në një prononcim për media para se të hyjë në sallë Rashiq tha se është normale që partia me më së shumti vota të jetë bartëse e përgjegjësisë. “E…

Lajme
Në seancën konstituive e cila do të mbahet sot për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit, po merr pjesë edhe deputeti i zgjedhur Nenad Rashiq.
Në një prononcim për media para se të hyjë në sallë Rashiq tha se është normale që partia me më së shumti vota të jetë bartëse e përgjegjësisë.
“E kam thënë edhe më herët, nuk kam çka tjetër të shtoj. Kam thënë se kam biseduar me kryeministrin dy herë dhe sa i përket meje e ritheksoj se është një gjë më normale që partia më së shumti vota që jetë bartëse e përgjegjësisë. Çdo herë duhet të mendojmë për konstituimin duhet të themi se një parti që ka gjysmën e deputetëve shqiptarë, janë 48, po sigurt e bën”, ka thënë Rashiq. /Lajmi.net/