Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që sulmoi KFOR-in në Zveçan
Një muaj paraburgim është caktuar ndaj Millosh Antoviq nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i cili dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-i në Zveçan, më 29 maj të vitit 2023. Këtë e bëri të ditur Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Antoviq, dyshohet për veprat penale “bashkimi për veprimtari antikushtetuese”, “rrezikim…

Lajme
Një muaj paraburgim është caktuar ndaj Millosh Antoviq nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i cili dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-i në Zveçan, më 29 maj të vitit 2023.
Këtë e bëri të ditur Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Antoviq, dyshohet për veprat penale “bashkimi për veprimtari antikushtetuese”, “rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare”, “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “sulm ndaj personit zyrtar”, blerja, posedimi, dhe shpërndarje e narkotikëve”, si dhe “armëmbajtje pa leje”.
Prokuroria Themelore e Prishtinës të mërkurën ka kërkuar arrestimin e të njëjtit.