Laporta i drejtohet Realit: Mjaft më me përralla, ne jemi në gjysmëfinale
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka marrë me të qeshur idenë se Real Madridi mund ta përmbysë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, ndërsa ata përgatiten për ndeshjen e dytë në “Santiago Bernabeu”. Në Valdebebas ka optimizëm se Los Blancos mund të arrijnë një rikthim historik. “Mjaft më me këto budallallëqe dhe më…

Sport
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka marrë me të qeshur idenë se Real Madridi mund ta përmbysë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, ndërsa ata përgatiten për ndeshjen e dytë në “Santiago Bernabeu”. Në Valdebebas ka optimizëm se Los Blancos mund të arrijnë një rikthim historik.
“Mjaft më me këto budallallëqe dhe më lini të shijoj gjysmëfinalet, gjithmonë e njëjta histori,” tha ai me të qeshur për Diario AS.
“Unë gjithmonë e shikoj futbollin dhe e dua futbollin. Dhe sidomos sot, me qetësinë që jemi tashmë në gjysmëfinale, që është gjëja më e rëndësishme. Dua të them gjithashtu se jemi në rrugën e duhur për të luftuar për objektivat që i kemi vënë vetes këtë sezon. Ende nuk i kemi arritur. Ajo që mund të them është se sot, gjithçka është e mundur.”
Në Madrid, një nga fjalët që dëgjohet më shpesh është “rikthim”, ndërsa në kryeqytetin katalanas, kohët e fundit, një tjetër fjalë po përmendet shpesh në konferenca shtypi: “tripletë”.