Edhe PDK e konfirmon se do të marrin pjesë në vazhdimin e seancën konstituive
Deputetët e Partisë Demokratike e Kosovës nesër do të jetë në Kuvendin e Kosovës. Këtë e konfirmoi nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. “E kemi obligim mbi bazën e rregullores së punës që të jemi aty nesër”, tha ajo për Express. Kur u pyet nëse ende e kanë kusht dhënien formale të dorëheqjeve të anëtarëve të…

Lajme
Deputetët e Partisë Demokratike e Kosovës nesër do të jetë në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e konfirmoi nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
“E kemi obligim mbi bazën e rregullores së punës që të jemi aty nesër”, tha ajo për Express.
Kur u pyet nëse ende e kanë kusht dhënien formale të dorëheqjeve të anëtarëve të qeverisë, Çitaku tha se “asgjë nuk ka ndryshuar”.
Sot presidentja Osmani i është përgjigjur letrës së kryesuesit të kuvendit, Avni Dehari, që seanca konstituive të vazhdohet brenda 48 orëve që nga ndërprerja.