Zyrtarja amerikane takon Bedri Hamzën, ambasada tregon se çfarë u diskutua në mes tyre

Zyrtarja amerikane, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati ka vizituar Mitrovicën e jugut. Me këtë rast Ambasada e SHBA-ve ka njoftuar se Prattipati ka takuar kryetarin Bedri Hamza, me të cilin ka diskutuar për vizitën e saj në Bajgorë dhe përpjekjet për deminimin e tokës që po zhvillohet atje.…

Lajme

16/04/2025 15:18

Zyrtarja amerikane, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati ka vizituar Mitrovicën e jugut.

Me këtë rast Ambasada e SHBA-ve ka njoftuar se Prattipati ka takuar kryetarin Bedri Hamza, me të cilin ka diskutuar për vizitën e saj në Bajgorë dhe përpjekjet për deminimin e tokës që po zhvillohet atje.

“Ambasada e SHBA-së mbështet punën kritike të Ndihmës Popullore Norvegjeze për të pastruar zonat e betejës në Kosovë”./Lajmi.net/