Kurti merret pak me Thaçin e Haradinajn: S’mund t’i braktisim institucionet- është rrezikim i sigurisë kombëtare ta lëmë shtëpinë pa zot shtëpie
Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës. Me këtë rast, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me dështimin e seancës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ku ka akuzuar partitë opozitare se e po e bëjnë qëllimshëm këtë. “Zhvillimi i seancës së konstituimit të Kuvendit u pamundësua sepse partitë opozitare, PDK, LDK, Lista…

Lajme
Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës.
Me këtë rast, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me dështimin e seancës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ku ka akuzuar partitë opozitare se e po e bëjnë qëllimshëm këtë.
“Zhvillimi i seancës së konstituimit të Kuvendit u pamundësua sepse partitë opozitare, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK nuk votuan për verifikimin e mandatave në thelb ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatin e deputetit, po kërkojnë që unë formalisht të mos jem kryeministër. Qeveria jonë, ky kabinet qeveritar është në detyrë dhe efektivisht i dorëhequr nga 23 marsi i këtij viti kur kemi përmbushur mandatin e rregullt 4 vjeçar. Nga ajo ditë e deri në legjislaturën e nëntë qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësit që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin ekzekutiv. Kjo e vendos qeverinë në një rol kujdestar për të garantuar vazhdimësi, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit tonë në zbatim të kushtetues dhe ligjeve të Republikës. Krahas përmbushjes së mandatit të plot të qeverisës që na vë në rol kujdestar deri në qeverinë e re, unë në emër të kabinetit qeveritar dje i jam drejtuar Kuvendit me një letër përmes së cilës e kam njoftuar për statusin e qeverisë sonë pas datës 23 mars dhe për dorëheqjen time nga posti ekzekutiv”, tha Kurti, transmeton lajmi.net.
Ai madje tha se më shumë se kaq s’është e mundur- pra të jepet dorëheqje “më tepër se kaq do të ishte braktisje e institucioneve, vakum institucionale papërgjegjësi politike dhe rrezikim i sigurisë kombëtarë. Është kërkesë dhe insistim i pamatur për të lënë shtëpinë pa zot shtëpie”.
“Të dashur qytetar ligji për qeverinë e bën të qartë se një qeveri në dorëheqje vazhdon të udhëheq përgjegjësitë e saj, ndonëse të kufizuara deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Mbledhja sot dhe ushtrimi i kompetencave të tjera qeveritare janë plotësisht të lejueshme madje të detyrueshme sipas ligjit. Pra ne kemi funksione të kufizuara por s’mund të ketë ndalim funksionimi. Shteti s’mund të ketë vakum qeverisje e Qeveria s’mund të ketë ndalesë qeverisje. Kemi shembullin e ish-kryeministrit Thaçi i cili ndonëse kishte dhënë betimin e deputetit në korrik të vitit 2014 kishte vazhduar të jetë kryeministër në detyrë deri në dhjetor të atij viti kur ishte the votuar qeveria e re.E kemi shembullin e ish-kryeministrit Haradinaj që dha dorëheqje në korrik të vitit 2019 vetëm për të vazhduar tutje si kryeministër në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë Kurti I në shkurt të vitit 2020 po ashtu kryeministri Hoti që mbeti në detyrë deri në formim të qeverisë Kurti II deri në mars për kundër qe qeveria e tij u shpall e jashtëligjshme nga Gjykata Kushtetuese”, shtoi ai.
Sipas Kurtit ka shembull nga e kaluara kur një qeveri e udhëhequr nga PDK ndonëse me Kuvend të shpërndarë, një qeveri e drejtuar nga AAK ndonëse e dorëhequr dhe një qeveri e udhëhequr nga LDK ndonëse është shpallur si e jashtëligjshme kanë qëndruar në detyrë deri në formimin e qeverisë së re.
“Por një qeveri e udhëhequr nga VV ndonëse ka pasur një mandat 4 vjeçar duhet të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë. Si fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve të 9 shkurtit jemi shumë të interesuar të ecim përpara drejt formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë. Si Qeveri në detyrë jemi të vëmendshëm e të përgjegjshëm të mos lejojmë vakum institucional për një minutë të vetëm”.
“Nga Arrestimi i kriminelëve serbë te digjitalizimi i arkave fiskale e tek hekurudha Prishtinë-Durrës me 14 tunele, 43 ura e stacione të reja me gjatësi 106 kilometra. Funksionon edhe sot shteti me vendimet që kemi para vetës në rendin e ditës për mbledhjen e 258 të cilën do ta kemi për shqyrtim bordin e ri të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroregjioni , huamarrjet për Telekomin e Kosovës, strategjinë për avancimin e komuniteteve rom dhe ashkali. Propozimin për pronat e paluajtshme e të tjera”,tha Kurti.
Me këtë rast Kurti nuk la anash edhe sulmet ndaj mediave.
“I siguroj qytetarët se përtej zhurmës opozitare dhe disa mediave të ish-regjimit e të oligarkëve që madje kanë shkuar aq larg sa kanë regjistruar bizneset në Serbi, Republika e Kosovës- atdheu ynë po ecën përpara në Ekonomi e demokraci, me rend e ligj me siguri e paqe për të gjithë”./Lajmi.net/