NATO e shqetësuar me zhvillimet e fundit në BeH
NATO mbështet fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, një gur themeli i stabilitetit të vendit që duhet respektuar, deklaroi zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska. Këto komente, zyrtarja e lartë e NATO-s i bëri para një takimi me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës…

Lajme
NATO mbështet fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, një gur themeli i stabilitetit të vendit që duhet respektuar, deklaroi zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska.
Këto komente, zyrtarja e lartë e NATO-s i bëri para një takimi me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës në selinë e NATO-s në Bruksel të martën.
“Mbetemi të shqetësuar për zhvillimet e fundit në Bosnjë-Hercegovinë”, tha Shekerinska, duke kërkuar që të respektohet rendi kushtetues i vendit.
“Nuk do të pranojmë asnjë lloj vakumi sigurie në BeH dhe nuk do të lejojmë që paqja e fituar me vështirësi të rrezikohet”, shtoi ajo.
Shekerinska theksoi se Bosnje e Hercegovina është një partnere e vlefshme dhe NATO është e gatshme të konsolidojë më tej bashkëpunimin duke e mbështetur atë.
“Të gjithë ne duam ta shohim Bosnje e Hercegovinën të ecë përpara në rrugën e saj evropiane dhe euroatlantike. Shumë është bërë tashmë në këtë drejtim dhe ne shpresojmë dhe presim që së bashku të ndërtojmë mbi këtë themel për të mirën e të gjithë atyre që jetojnë atje”, përfundoi ajo.