Duartrokitja “solo” në seancë, Agim Bahtiri: Paska bërë “Boom”

Pasi pa veten në lajme duke duartrokitur i vetëm për dështimin e seancës konstituive, deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, doli me një shpjegim. Ai thotë se atë e bëri për “ta përgëzuar opozitën për autogolën”. “Aq e madhe është urrejtja dhe frika e opozitës ndaj Albin Kurtit, sa që as vetvetes nuk po…

Lajme

15/04/2025 17:07

Pasi pa veten në lajme duke duartrokitur i vetëm për dështimin e seancës konstituive, deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, doli me një shpjegim.

Ai thotë se atë e bëri për “ta përgëzuar opozitën për autogolën”.

“Aq e madhe është urrejtja dhe frika e opozitës ndaj Albin Kurtit, sa që as vetvetes nuk po ia besojnë mandatin më! Ndërsa, për duartrokitjen time që paska bërë “Boom” në media, e bëra për ta përgëzuar opoziten për autogolen që ia bëri vetës në sekondat e para të lojës. Bashkë me Listen Serbe, le të vazhdojnë, sa herë do të provojnë, aq herë do të dështojnë!”, ka shkruar Bahtiri.

Derisa deputeti Avni Dehari, që kryesoi seancën e sotme, ka lajmëruar ndërprerjen e seancës, kolegu i tij nga LVV, Agim Bahtiri, ka filluar të duartrokas.