Musliu i reagon Kurtit pas dështimit të konstituimit të Kuvendit

Deputetja e rizgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në dorëheqje Albin Kurti, i cili fajësoi sot PDK, LDK dhe AAK për mos konsitutimin e Kuvendit. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Musliu i është drejtuar Kurtit duke i thënë se “për pesë vjet rresht e kemi parë se…

Lajme

15/04/2025 15:40

Deputetja e rizgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në dorëheqje Albin Kurti, i cili fajësoi sot PDK, LDK dhe AAK për mos konsitutimin e Kuvendit.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Musliu i është drejtuar Kurtit duke i thënë se “për pesë vjet rresht e kemi parë se si qeverisni ju. E kemi parë edhe kush la nam sikurse e kemi parë edhe kush i ka sulmuar institucionet. Të gjitha mbaj me shnet vet”.

Tutje ajo thotë se ka kaluar koha e propagandës dhe demagogjisë.

“Nuk ke nevojë të bëhësh kaq paranojak teatral se ti e din që VV nuk është Republikë. As ti nuk je Republika. Opozita nuk është në shërbimin tënd. Ule kryet dhe respektoni ligjin që ke krijuar vetë”, ka shkruar Musliu.

Deputetja e PDK-së, po ashtu i reagoi Kurtit duke i thënë se aleancat nuk krijohen përmes arrogancës .

“Aleancat nuk krijohen përmes arrogancës dhe përbaltjes së të tjerëve, por përmes respektit për njerëzit të cilët i ke përballë. Mirë se erdhe në realitet, Bini. Pra, që ta kuptosh njëherë e mirë: Kur dikush është kundër teje nuk nënkupton që është edhe kundër Kosovës. Është thjeshtë kundër teje sepse ti je faqja e zezë”, shkroi ajo. /Lajmi.net/