E çuditshme çfarë thotë Peci: Edhe pas dorëheqjes kthehem në zyre se mos më akuzojnë për tradhti kombëtare
Faton Peci nga Lista Guxo është deklaruar para mediave në lidhje me dështimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës pasi nuk është arritur që të raportoi i Komisionit për mandat. Kjo u bë si shkak pasi që Kurti dhe ministrat e tij nuk kishin dhënë dorëheqje deri më sot. E pas kësaj, Faton…

Lajme
Faton Peci nga Lista Guxo është deklaruar para mediave në lidhje me dështimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës pasi nuk është arritur që të raportoi i Komisionit për mandat.
Kjo u bë si shkak pasi që Kurti dhe ministrat e tij nuk kishin dhënë dorëheqje deri më sot.
E pas kësaj, Faton Peci tha se të gjithë ministrat kanë dhënë dorëheqje, por se në rast se do të kalohej ky Komision ata kanë pasur veçse emrin për Kryeparlametnar
“Nëse do të kalohej ky komision ne kemi pasur emër për Kryeparlamentar kurdo që i vie koha e shpalosim edhe emrin e tij.Të gjithë ministrat kanë dhënë dorëheqje”,tha ai.
Por Peci deklaroi se pavarësisht se kanë dhënë dorëheqje do të kthehet në zyrë të ministria pasi siç thotë ai mund që dikush t’i akuzojë me veprën penale deri në “tradhti kombëtare”.
“Pavarësisht që kemi dhënë dorëheqje kthemë në zyre të ministrit për shkak se largimi do të mund të krijonte mundësinë e një hendeku të madh e nesër mund të thotë dikush se kemi bërë vepër penale deri në “tradhti kombëtare. Emri i ri do shpaloset në momentin kur krijohen rrethanat dhe hapësira për konstituimin e kuvendit”, shtoi ai.
“Është çështje e diskrecionit të koalicionit VV–Guxo dhe Alternativa se kush është kandidati për kryeparlamentar”./Lajmi.net/