Kuvendi s’e voton raportin e Komisionit për mandate

Ka përfunduar tashmë takimi i i komisionit për verifikimin e mandatave. Artan Abrashi kryesues i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatave të deputetëve, ka thënë se ky komision ka konfirmuar se mandatet e deputetëve janë në rregull. Mirëpo raportin e tij e kanë refuzuar tre partitë më të mëdha opozitare në vend…

Lajme

15/04/2025 12:14

Ka përfunduar tashmë takimi i i komisionit për verifikimin e mandatave.

Artan Abrashi kryesues i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatave të deputetëve, ka thënë se ky komision ka konfirmuar se mandatet e deputetëve janë në rregull.

Mirëpo raportin e tij e kanë refuzuar tre partitë më të mëdha opozitare në vend PDK, LDK dhe AAK.

“Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatave të deputetëve, paraqet këtë raport që kaloi me shumicë votash, ani pse u kundërshtua nga PDK, LDK e AAK. Komisioni i përkohshëm në mbledhjen e mbajtur më 15 prill e shqyrtoi dokumentacionin përkatës zgjedhor si vijon: vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve së bashku me listën e deputetëve. Komisioni konstaton në legjislaturën e 9 janë certifikuar 120 deputetë që kanë marrë pjesë në zgjedhje për Kuvendin e Kosovës: LVV 48 deputetë, PDK 24 deputetë, LDK 20 deputetë, Lista Serbe 9 deputetë, AAK-Nisma 8 deputetë, KDTP 2 deputetë etj”, ka thënë Abrashi.

Teksa për këtë çështje do të shkohet edhe njëherë në konsultim.

Ndryshe Abrashi ka thënë se tha se Kuvendi mund të vazhdoi punimet sipas planifikimeve të rendit të ditës. Në sallë janë të pranishëm 119 deputetë, të cilët votuan për krijimin e këtij komisioni të përkohshëm.

Deputetët e LVV-së dhe të Nismës Socialdemokrate kanë votuar për raportin. Kundër ishin ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Pesëdhjetë e dy deputetë kanë votuar për, 46 kundër dhe 11 kanë abstenuar. Në bazë të kësaj, konstatojmë se raporti i Komisionit të përkohshëm nuk kalon”, tha kryesuesi i seancës.

Pas kësaj Kuvendi ka shkuar sërish në pauzë 15 minutëshe./Lajmi.net/