Albulena Haxhiu përkujdeset për Kurtin- ia vendos flamurin shqiptar tek ulësja e Kuvendit
Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu është përkujdesur për një detaj në seancën e sotme konstituive. Haxhiu ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar aty ku ishte i ulur kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kurti në këtë seancë është ulur si deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës- anipse nuk…

Lajme
Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu është përkujdesur për një detaj në seancën e sotme konstituive.
Haxhiu ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar aty ku ishte i ulur kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kurti në këtë seancë është ulur si deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës- anipse nuk është bërë ende e ditur nëse ai dhe ministrat kanë dhënë dorëheqje siç edhe e parasheh ligji.
Albulena Haxhiu vendosi flamurin shqiptar tek ulësja e Kurtit- i cili po kërkon formimin edhe të një qeverie të re të Kosovës./Lajmi.net/