Dyshohet se nuk i punuan frenat, kamioni i “Pastrimit” përplaset me murin

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë. Në këtë aksident është përfshirë një kamion i kompanisë rajonale “Pastrimit”, derisa siç ka shkruar faqja “Vrojtuesit e Lagjes”, dyshohet se ky aksident ka ndodhur pasi kamionit nuk i kanë punuar frenat dhe i njëjti është përplasur me një muri. Teksa nga kjo faqe kanë thënë se…

Lajme

15/04/2025 11:45

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë.

Në këtë aksident është përfshirë një kamion i kompanisë rajonale “Pastrimit”, derisa siç ka shkruar faqja “Vrojtuesit e Lagjes”, dyshohet se ky aksident ka ndodhur pasi kamionit nuk i kanë punuar frenat dhe i njëjti është përplasur me një muri.

Teksa nga kjo faqe kanë thënë se nuk ka të lënduar.

“Në rrugën “Azem Babiqi” në Tasligje ka ndodh një aksident ku kamioni i mbeturinave në ora 8:20 nuk i punojnë frenat! Kushtet për punëtorët e Pastrimit ku fatmirësisht s’ka lëndime!!”, ka shkruar “Vrojtuesit e Lagjes”. /Lajmi.net/