Seanca nuk nis në kohën e paralajmëruar, në sallë mungojnë ende shumë deputetë

Edhe pse seanca konstituive ishte paralajmëruar të nis në ora 10:00, ajo nuk po arrin të fillojë as në ora 11:00. Kjo si shkak se në sallën plenare mungojnë shumë prej deputetëve të cilët nuk kanë arritur ende. Vonesa të shumta pati nga deputetët e partisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK. Por tashmë në sallë…

Lajme

15/04/2025 11:02

Edhe pse seanca konstituive ishte paralajmëruar të nis në ora 10:00, ajo nuk po arrin të fillojë as në ora 11:00.

Kjo si shkak se në sallën plenare mungojnë shumë prej deputetëve të cilët nuk kanë arritur ende.

Vonesa të shumta pati nga deputetët e partisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK.

Por tashmë në sallë vërehet një numër më i madh i deputetëve, ku i janë bashkuar edhe ata nga AAK-ja dhe të tjerët.

Mbetet të shihet se çfarë do të arrihet të zhvillohet e procedohet në seancën e sotme./Lajmi.net/