Kurti arrin në Kuvend, nuk flet as sot nëse i ka siguruar votat

Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka arritur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kryeministri në detyrë është parë duke u futur në objektin e Kuvendit të Kosovës- pasi ka përfunduar disa prej takimeve që kishte sot me zyrtarë të partive politike nga komunitetet. Kurti nuk ka pranuar ta bëjë të ditur emrin që do…

Lajme

15/04/2025 09:54

Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka arritur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kryeministri në detyrë është parë duke u futur në objektin e Kuvendit të Kosovës- pasi ka përfunduar disa prej takimeve që kishte sot me zyrtarë të partive politike nga komunitetet.

Kurti nuk ka pranuar ta bëjë të ditur emrin që do të propozojë Vetëvendosje për Kryeparlamentar, derisa mbetet të shihet nëse i ka siguruar votat për të parin e Kuvendit si dhe më pas për formimin e qeverisë.

Prej disa ditësh Kurti nuk ka pranuar të deklarohet se a do të mund të krijojë qeverinë Kurti III- e padyshim njësoj veproi edhe sot./Lajmi.net/