Prishtinë- Gjashtë persona sulmojnë viktimën dhe i grabisin kuletën dhe telefonin
Gjashtë persona të dyshimtë dhe të panjohur duke e kanosur dhe sulmuar kanë grabitur portofolin me para dhe telefonin nga ankuesi mashkull. Lidhur me rastin i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, po ashtu është njoftuar edhe prokurori. Rasti është në procedurë hetimore./Lajmi.net/
