Sot mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga Dollc-Gjakovë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga Dollc-Gjakovë. Në njoftim thuhet se arsye është minimi i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës. “Ju njoftojme se nesēr mē 15.04.2025( E martë) , nē trasen e zgjerimit tē Rrugēs Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakovē L=31, do tē realizohet minimi…

Lajme

15/04/2025 08:26

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga Dollc-Gjakovë.

Në njoftim thuhet se arsye është minimi i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës.

“Ju njoftojme se nesēr mē 15.04.2025( E martë) , nē trasen e zgjerimit tē Rrugēs Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakovē L=31, do tē realizohet minimi Nr.1 i masave tē forta shkēmbore pēr zgjerimin e rrugēs. Punimet do tē zhvillohen nē pjesēn e rrugēs kah fshati Volljakē. Me kētē rast do tē bēhet ndērprerja e qarkullimit te trafikut Ndērprerja e trafikut do tē bēhet nē intervalin kohore: nga ora 15:00 deri ne ora 15.30”,

Ministria ka bërë thirrje që gjatë këtij intervali kohor të shfrytëzohen rrugët alternative.