Arrestohet një 24-vjeçar, shtiu me armë në drejtim të një shtëpie në Vushtrri
Është arrestuar një person i moshës 24-vjeçare, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të një shtëpie në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë e gjatë AK 47 me 26 fishekë.…

Lajme
Është arrestuar një person i moshës 24-vjeçare, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të një shtëpie në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë e gjatë AK 47 me 26 fishekë.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal te Hetimeve në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarin Sh. B., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, mbi dyshime për kryerje të veprës penale “shkaktim i rrezikut përgjithshëm” .
“Arrestimini të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se i dyshuari me datën 11 prill 2025, në fshatin Stanovc të Vushtrrisë ka shtënë me armë në drejtim të shtëpisë se ankuesit. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë e gjatë AK 47,me 26 fishekë”.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të çështjes, ku pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale “shkaktim i rrezikut përgjithshëm” , thuhet tutje në njoftimin e policisë.