Aksidenti me fatalitet në Deçan, njëri nga të lënduarit dërgohet në QKUK
Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:45, në fshatin Baballoq të Deçanit. Policia e Kosovës lidhur me rastin ka njoftuar se, njёra nga tё lënduarit sipas ekipit mjekёsor ka arritur nё spital pa shenja jete, tё lënduarit janё trajtuar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak…

Lajme
Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:45, në fshatin Baballoq të Deçanit.
Policia e Kosovës lidhur me rastin ka njoftuar se, njёra nga tё lënduarit sipas ekipit mjekёsor ka arritur nё spital pa shenja jete, tё lënduarit janё trajtuar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё
Derisa në njoftimin e lëshuar për media nga Policia e Kosovës thuhet se ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Deçan-Gjakovё, me tё arritur nё fshatin Baballoq-Deçan, ka kaluar nga shiriti tij qarkullues nё shiritin e kundёrt dhe godet veturën e cila ishte duke qarkulluar nga drejtimi Gjakovё-Deçan
Me urdhër të Prokurorit shtetit personi i dyshuar ndalohet pёr 48- orё, ndёrsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё. /Lajmi.net/