​Incident në stërvitjen e Real Madridit, përplasen dy yjet e skuadrës

Humbja ndaj Arsenalit i bëri shumë dëm Real Madridit. Tensionet u rritën deri në atë pikë sa të premten e kaluar pati një shkëmbim të nxehtë mes Bellingham dhe Rudiger gjatë stërvitjes, sipas programit ‘El Chiringuito’. Nervozizmi ishte aq i madh sa që edhe shokët e skuadrës duhej të ndërhynin për të mos përshkallëzuar incidentin,…

Sport

14/04/2025 12:34

Humbja ndaj Arsenalit i bëri shumë dëm Real Madridit. Tensionet u rritën deri në atë pikë sa të premten e kaluar pati një shkëmbim të nxehtë mes Bellingham dhe Rudiger gjatë stërvitjes, sipas programit ‘El Chiringuito’.

Nervozizmi ishte aq i madh sa që edhe shokët e skuadrës duhej të ndërhynin për të mos përshkallëzuar incidentin, por ishte e qartë se dhoma e zhveshjes së bardhezinjve e mori shumë keq goditjen që pësuan në “Emirates Stadium”.

Konkretisht, gazetari Edu Aguirre vuri në dukje se ka qenë një javë me tension të madh dhe në stërvitjen e së premtes ka pasur një debat të fortë mes dy lojtarëve, si pasojë e tensionit erdhi një sherr mes Bellingham dhe Rüdiger.

Incidenti ndodhi mes dy lojtarëve gjatë një loje të vogël, kur pati një gjysmë ndërhyrje, një gjysmë fyerje, të dy lojtarët u përballën me njëri-tjetrin dhe duhej të ndaheshin nga bashkëlojtarët.

Incidenti nuk u përshkallëzua për shkak të ndërhyrjes së shokëve të skuadrës dhe në fund u zgjidh shumë mirë, nuk u përshkallëzua, ata shtrënguan duart.