Treni godet veturën, një i vdekur e dy të lënduar në Jagodë të Klinës
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës. Një person ka vdekur derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes së një veture nga treni. Kjo u konfirmua për lajmi.net, nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sot, rreth orës 12:35 minuta Policia është njoftuar se në…

Lajme
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës.
Një person ka vdekur derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes së një veture nga treni.
Kjo u konfirmua për lajmi.net, nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sot, rreth orës 12:35 minuta Policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ka goditur një veturë. Policia, Zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dal në vend ngjarje, mjeku kujdestarë për një person ka konstatuar vdekjen në vend-ngjarje gjersa të lënduarit tjerë janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Në vend ngjarje kanë dal edhe hetuesit e aksidenteve. Për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/