Vetaksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, katër të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku shoferi dhe tre pasagjerë kanë mbetur të lënduar. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Zahiti ka thënë se përveç dëmeve materiale nga ky aksident pësuan lëndime katër persona. “Vetaksident, e përfshirë një veturë i…

Lajme

13/04/2025 13:17

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku shoferi dhe tre pasagjerë kanë mbetur të lënduar.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se përveç dëmeve materiale nga ky aksident pësuan lëndime katër persona.

“Vetaksident, e përfshirë një veturë i shkaktuar rreth orës 11:00: në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Shupkovc, si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi dhe tre pasagjeret”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/