Osmani pas njohjes nga Sudani: Njohje për luftën tonë të gjatë që të jemi të lirë të jemi të pavarur e sovran

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për njohjen e Kosovës nga shteti i Sudanit. Në një video të publikuar në Facebook derisa ajo e kumtoi këtë gjë, Osmani u shpreh falënderuese ndaj Sudanit, ku tha se është njohur edhe lufta e gjatë e Kosovës për liri. Ajo u takua me Ali Youssef, ministër i Jashtëm i…

Lajme

12/04/2025 19:29

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për njohjen e Kosovës nga shteti i Sudanit.

Në një video të publikuar në Facebook derisa ajo e kumtoi këtë gjë, Osmani u shpreh falënderuese ndaj Sudanit, ku tha se është njohur edhe lufta e gjatë e Kosovës për liri.

Ajo u takua me Ali Youssef, ministër i Jashtëm i Sudanit, i cili e informoi ata në Atalja për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ishte një nder dhe kënaqësi ta takoj ministrin e punëve të jashtme të Sudanit. Ky është takimi jonë i parë ku ai më informoi për instruksionin e presidentit të Sudanit, për të njohur Republikën e Kosovës dhe të vendosim marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona. Nuk po mund të gjej fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës. Një popull aq falënderues për këtë njohje. Sepse nuk është vetëm njohje e pavarësisë sonë, por është po ashtu njohje për luftën tonë të gjatë që të jemi të lirë të jemi të pavarur e sovran”, u shpreh Osmani.