Pamje nga vendi i ngjarjes ku humbi jetën gruaja pasi ra nga kati i shtatë i një ndërtese në Prishtinë
Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur sot në Prishtinë. Dyshohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese në lagjen “Lakrishtë”, transmeton lajmi.net. Policia dhe ambulanca kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës në rajonin…

Lajme
Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur sot në Prishtinë.
Dyshohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese në lagjen “Lakrishtë”, transmeton lajmi.net.
Policia dhe ambulanca kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka konfirmuar Flora Ahmeti.
Lajmi.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: