Zyrtarët policorë vendosen para turmës së protestuesve që afrohen tek zyrat e ZRRE-së
Është duke vazhduar protesta qytetare në Prishtinë kundër shtrenjtimit të Energjisë Elektrike me moton, “Asnjë cent më shumë”. Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) gjatë mëngjesit i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetik për të hyrat e lejuara maksimale. Zyrtar të shumët Policor tashmë shihen afër protestuesve të cilët po…

Lajme
Është duke vazhduar protesta qytetare në Prishtinë kundër shtrenjtimit të Energjisë Elektrike me moton, “Asnjë cent më shumë”.
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) gjatë mëngjesit i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetik për të hyrat e lejuara maksimale.
Zyrtar të shumët Policor tashmë shihen afër protestuesve të cilët po u drejtohen zyrave të ZRrE-së.
Një veturë e Policisë dhe zyrtarë policorë që ecin në këmbë po e shoqërojnë protestën paqësore të qytetarëve kundër shtrenjtimit të rrymës.
Anëtarët e ZRRE-së nuk treguan për sa për qind do të rritet çmimi i rrymës me tarifat e reja, REL mësoi se rritja do të jetë deri në 16 për qind./Lajmi.net/