“Fatura jonë, pasuria juaj”- protestues të shumtë u afrohen zyrave të ZRRE-së

Numër i madh i qytetarëve dolën sot për të protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë-elektrike. Numër i madh i qytetarëve nisën protestën e tyre nga sheshet e Prishtinës duke vazhduar tutje për tek zyrat e ZRRE-së në Pejton. Ndër të tjerash protestuesit i janë drejtuar shumë qytetarëve të cilët po qëndronin nëpër zyrat e tyre duke…

Lajme

11/04/2025 12:49

Numër i madh i qytetarëve dolën sot për të protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë-elektrike.

Numër i madh i qytetarëve nisën protestën e tyre nga sheshet e Prishtinës duke vazhduar tutje për tek zyrat e ZRRE-së në Pejton.

Ndër të tjerash protestuesit i janë drejtuar shumë qytetarëve të cilët po qëndronin nëpër zyrat e tyre duke u thënë “Mos na shikoni ejani bashkohuni”.

“Nëse s’protestohet rryma shtrenjtohet”, brohoritej në protestë.

“Kjo nuk është jetë, është mbijetesë”. “Nuk paguajmë për dështimet tuaja”. “Fatura jonë, pasuria juaj”.

Pa arritur tek zyrat e ZRRE-së, zyrtarë të shumtë policorë tashmë janë vendosur aty.

Në mbledhjen e sotme të ZRRE-së është bërë e ditur se është marrë vendim për ngritjen e çmimit të faturave të energjisë-elektrike, por të njëjtit nuk kanë pranuar të deklarohen se sa do të jetë përqindja e kësaj rritje.

“Asnjë cent më shumë” është moto e kësaj proteste që po mbahet sot.

Një protestë e ngjashme është mbajture dhe javën e kaluar./Lajmi.net/