Deputeti i PDK-së, Nait Hasani pjesë e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës
Tashmë ka filluara protesta qytetare në Prishtinë kundër shtrenjtimit të Energjisë Elektrike me moton, “Asnjë cent më shumë”. Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) sot i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetik për të hyrat e lejuara maksimale të premten. Pjesë e kësaj proteste është edhe deputeti i zgjedhur i…

Lajme
Tashmë ka filluara protesta qytetare në Prishtinë kundër shtrenjtimit të Energjisë Elektrike me moton, “Asnjë cent më shumë”.
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) sot i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetik për të hyrat e lejuara maksimale të premten.
Pjesë e kësaj proteste është edhe deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani.
Hasani bashkë me qytetarë ka dalë për të protestuar për shtrenjtimin e Energjisë Elektrike.
Në mbledhjen e sotme, ZRRE-së ka refuzuar që të tregojë për gazetarët se sa % është shtrenjtuar rryma.
Ndërkaq, sot qytetarët po mbajnë protestën e dytë nga ajo e javës së kaluar që u mbajtë me 5 prill ditën e shtune./Lajmi.net/