“Nuk paguajmë për dështimet tuaja” – Fillon protesta në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymës, qytetarët mbajnë pankarta në duar

Tashmë ka filluara protesta qytetare në Prishtinë kundër shtrenjtimit të Energjisë Elektrike me moton, “Asnjë cent më shumë”. Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) sot i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetik për të hyrat e lejuara maksimale të premten. Derisa anëtarët e ZRRE-së nuk treguan për sa për qind…

Lajme

11/04/2025 11:58

Tashmë ka filluara protesta qytetare në Prishtinë kundër shtrenjtimit të Energjisë Elektrike me moton, “Asnjë cent më shumë”.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) sot i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetik për të hyrat e lejuara maksimale të premten.

Derisa anëtarët e ZRRE-së nuk treguan për sa për qind do të rritet çmimi i rrymës me tarifat e reja, REL mësoi se rritja do të jetë deri në 16 për qind.

Në mbledhjen e sotme, ZRRE-së ka refuzuar që të tregojë për gazetarët se sa % është shtrenjtuar rryma.

Ndërkaq, sot qytetarët po mbajnë protestën e dytë nga ajo e javës së kaluar që u mbajtë me 5 prill ditën e shtune./Lajmi.net/